Një ngjarje tronditëse ka përfunduar në gjykatën e Fierit, ku 42-vjeçari Altjon Sulejmanaj është përballur me akuzën e tentativës për zjarrvënie në banesën e prindërve të tij, pasi këta të fundit refuzuan t’i jepnin 10 mijë lekë të vjetra. Ngjarja ka shokuar komunitetin, ndërsa gjykata ka marrë vendimin për shtrimin e detyrueshëm të tij në një spital psikiatrik.
Gjatë seancës gjyqësore, Sulejmanaj nuk ka pranuar asnjë deklaratë, duke qëndruar i heshtur dhe i qetë përpara akuzës dhe mbrojtjes. Pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtarja Miranda Naka ka vendosur që Sulejmanaj të dërgohet për trajtim të specializuar në spital psikiatrik, duke e konsideruar një rrezik për të tjerët dhe për veten.
Ngjarja nisi kur 42-vjeçari kërkoi nga babai i tij një shumë të vogël parash, të cilën ky i fundit refuzoi t’ia japë. Ky refuzim duket se e ka nxitur Sulejmanajn të veprojë me dhunë, duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke e vënë zjarrin, pa shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin e tij.
Sipas policisë së Fierit, Sulejmanaj qëndroi tepër i qetë gjatëmarrjes në pyetje, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij psikologjike, çka çoi në vendimin e shtrimit të tij në një institucion psikiatrik.