“Përshëndetje JOQ, Jam një punonjës i hotelit te Ilir Shtufit i cili është te Mbikalimi i Kamzës.
Ditën e arrestimit të Ilir Metës që në mëngjes nga ora 6, në ambientet e hotelit ka ardhur policia me agjent civil, ku kanë kontrolluar hotelin dhe te njera nga dhomat që shikon nga rruga ka qëndruar një burrë, i cili ka filmuar arrestimin e Metës.
Ajo dhomë ka kamera nga sipër. Në hotel ka ardhur dhe ministri i Brendshëm, ku kanë diskutuar ku do të vendoset kamera.
Neve na nxorën përjashta dhe nga menaxherët jemi kërcënuar që nëse del informacioni, do na heqin nga puna.
E gjitha ka qenë e organizuar dhe policët kanë ndenjur mbi 6 orë në ambientet e hotelit.”- është ky denoncimi i mbërritur në redaksinë e JOQ i njërit prej punonjësve të Hotel Mercure në pronësi të oligarkut Ilir Shtufi, i ndodhur pranë Kthesës së Kamzës.
Pas publikimit të lajmit, JOQ ka verifikuar burimin nga të tjera denoncime që kanë provuar fjalët e punonjësit të Shtufit.
Pak ditë më parë JOQ publikoi lidhjet e biznesmenit Shtufi me Shkëlzen Berishën dhe ortakërinë e këtyre të fundit në kullat e lejuara nga Rilindja që shërbejnë si pastruese e parave të pisëta të qeveritarëve të lartë.
Punonjësi i oligarkut ka rrëfyer se në dritaren e hotelit që ka fushëpamje nga rruga janë vendosur kamera dhe një civil i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha ka filmuar skenën e qartë të arrestimit.
Që në orët e para të mëngjesit policia dhe agjentë civilë mësynë hotelin dhe nxorrën jashtë punonjësit. Ai thotë se punonjësit e hotelit u kërcënuan për të mos treguar asgjë mbi këtë ngjarje dhe u kërcënuan me largim nga puna nëse informacioni bëhej publik.
Në këtë situatë, pyetjet që bien janë:
Nëse vendimi ishte dhënë nga SPAK dhe ekzekutuar nga Policia e Shtetit, pse Ministri i Brendshëm duket të përdorte hotelin e oligarkut me lidhje me opozitën për të filmuar arrestimin e një politikani të lartë?
Pse u kërcënuan punonjësit e hotelit nga oligarku Ilir Shtufi me heqje nga puna nëse rridhte informacion për këtë skemë?
Cilat janë lidhjet qeveri-SPAK-oligarkë-opozitë dhe kush përfiton nga ky show?
Cili është qëllimi i zbrasjes së hotelit dhe filmimit me kamera të skenës së arrestimit të Metës dhe kush përfiton nga kjo?