A do të hiqen masat ndaj Kosovës? Ja çfarë thotë Von Der Leyen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.10.2024, 11:39

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von Der Leyen, ka mbajtur konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Ajo aty ka folur edhe për heqjen e masave, për çka tha se duhet ende punë.

Ndonëse, Von Der Leyen ka thënë se veprimet që ka bërë Kosova lidhur me CEFTA-n kanë qenë shumë pozitiv.

“Është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku. Hapat lidhur me CEFTA ishin shumë të rëndësishëm. Dhe pas kësaj mendoj se duhet të punojmë në hapa të mëtejshëm, që të arrijmë në një pikë ku mund të arrijmë heqjen e masave. Kjo do të ndihmonte edhe shtete anëtare që të binden, meqë shtete anëtare duhet ta japin pëlqimin e tyre për çdo hap”, ka thënë Von Der Leyen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit