Klea Prenga, e cila pësoi lëndime të rënda në fytyrë nga një goditje me shishe qelqi nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar pasi këto të fundit u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj pas ngjarjes.
Një akuzë e rëndë për dhunë është bërë publike ndaj Mariela Berishës, e cila, sipas dokumenteve, është përfshirë në një proces gjyqësor në Itali.
Sipas Klea Prengës, Mariela Berisha ka një çështje të hapur në Itali, ku akuzohet për dhunë ndaj Arben Kasemit, administratori i faqes së njohur të Instagramit “Vipat e Bllokut”. Ngjarja ka ndodhur më 21 mars 2022, kur, sipas dokumenteve, Mariela dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj Kasemit pas disa postimeve që ai kishte bërë në rrjetet sociale për të.
Ndërkohë, edhe një person tjetër i quajtur Florian Berishaj, është përfshirë në hetime për këtë ngjarje.
Antonela Berisha, motra e Marielës, ka qenë gjithashtu e përfshirë në këtë konflikt, por nuk ka pasur akuza ndaj saj, pasi në momentin e incidentit ajo nuk ishte e pranishme. Klea ka shkruar se akuza që rëndon mbi Marielën në Itali është “Tentativë për Vrasje,” një akuzë serioze. Ndërsa gjyqi po vazhdon në Itali, Mariela është në arrest shtëpie në Shqipëri dhe jo në qeli.