Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi e përplasi një automjet.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, kur shtetasi me iniciale L.B., teksa drejtonte mjetin e tij, ka përplasur këmbësorin M.K., 56 vjeç.
Përplasja rezultoi fatale për këmbësorin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në Komisariat për procedura të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve të vona të natës, për të shmangur tragjedi të tilla.