Izraeli sulmon Iranin nga ajri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.10.2024, 09:31

Ushtria izraelite ka kryer sulme ndaj Iranit, duke goditur rreth 20 vende gjatë disa orëve si përgjigje ndaj sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se sulmi, i cili tani ka përfunduar dhe që ai e quajti operacionin “Ditët e Llogarive”, kishte si objektiv “mjetet e prodhimit të raketave” të Iranit, si dhe sistemet raketore tokë-ajër dhe aftësi të tjera mbrojtëse ajrore.

Ushtria iraniane ka konfirmuar se sulmet izraelite kishin si objektiv bazat ushtarake në provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran, duke thënë se shkaktuan vetëm “dëme të kufizuara”.

Izraeli ka paralajmëruar Iranin për hakmarrje, duke thënë se do të jetë “i detyruar të përgjigjet” përsëri, e duke shtuar se ka “objektiva shtesë” që mund t’i godasë nëse kjo ndodh.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së tha se Uashingtoni ishte në dijeni të sulmeve nga aleati i tij, por nuk mori pjesë, duke e përshkruar operacionin si “vetëmbrojtje”.

Autoritetet izraelite kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit deri në orën 08:30 me kohën lokale, por ende nuk kanë lëshuar një thirrje alarmi për qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit