Një mama ka futur në punë fëmijët e saj që në moshë të vogël. Ajo është bërë virale në rrjet për faktin se detyron fëmijët e saj të paguajnë qira për shtëpinë ku banojnë.
Ajo u jep 4$/java për punët që bëjnë ndërsa 1$/muaji është kostoja e qirasë që duhet të paguajnë. Ajo u merr gjithashtu fëmijëve 3$/java për ushqimet që hanë dhe në këmbim të detyrimeve që duhet të paguajnë për shtëpinë i fut të bëjnë punë të ndryshme në shtëpi.
Këto punë përfshijnë larjen e rrobave, shtëpisë dhe sistemimin e gjërave që i rrethojnë. Si e gjykoni këtë metodë? Diçka e zgjuar apo e pavlefshme?