Një grua e moshuar u përball me "karmën e menjëhershme", pasi tentoi të godiste një qen të vogël të pafajshëm.
Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë, shihet një qenush i vogël anash trotuarit, ndërsa gruaja afrohet dhe përpiqet ta shkelmojë atë, pa asnjë arsye.
Fatmirësisht, qeni i vogël shmangu goditjen dhe gruaja humbi ekuilibrin, duke përfunduar e rrëzuar. Ndërkohë, qeni doli i padëmtuar dhe u largua nga zona.
Gruaja pësoi disa mavijosje të lehta nga rrëzimi, por çuditërisht, tentoi të kërkonte kompensim nga pronari i qenit, duke pretenduar se ishte sulmuar prej tij.
Megjithatë, kërkesa e saj u refuzua pasi pamjet e siguruara nga CCTV-ja konfirmuan të kundërtën.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Shandong të Kinës.