Denoncimi: Skema korruptive e Belinda Ballukut, 180 mln euro dëm për buxhetin e shtetit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.10.2024, 20:35

Partia Demokratike ka publikuar dokumente që akuzojnë zv/kryeministren dhe ministre të Energjetikës, Belinda Balluku, për një skemë korruptive lidhur me tregtimin e energjisë elektrike.

Sipas PD-së, ajo ka shkaktuar një dëm prej rreth 180 milion euro Buxhetit të Shtetit përmes shitjeve të paligjshme. Kreu i grupit parlamentar, Bardhi, pretendon se Balluku ka lejuar blerjen e energjisë më shtrenjtë dhe shitjen më lirë jashtë bursës.

Ai thekson se KESH ka shitur 24,000 megavat energji për 85.6 lekë, kur çmimi në bursë ishte 112.6 lekë, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej 648 mijë euro. Në një ankand tjetër, janë blerë 72,000 megavat jashtë vendit për 124.3 euro, kur çmimi në bursë ishte 99 euro, duke shkaktuar një tjetër dëm prej 1.8 milion euro.

Bardhi gjithashtu akuzon për blerjen e 3,120 megavat energji për 122.6 euro, ndërsa çmimi në bursë ishte 89.1 euro, duke sjellë një humbje prej 104,500 euro. Në tenderin e fundit të vitit, janë importuar 2,000 megavat për 118.4 euro, kur çmimi në bursë ishte 73.5 euro, me një dëm të përllogaritur prej 88,960 euro.

Bardhi e cilëson këtë si një aferë monstruoze që dëmton popullin dhe pasuron kompanitë e zgjedhura nga Balluku. Ai e përfundon duke thënë se ky veprim është në kundërshtim me ligjin.

"Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023. Mirëpo, për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milion euro Buxhetit të Shtetit. Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit