I hodhi solucion në sy, të moshuarat konfliktohen në Bilisht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.10.2024, 20:27

Një konflikt ka ndodhur mes dy të moshuarave në Bilisht, ku njëra prej tyre dyshohet se i ka hedhur solucion në sy tjetrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, duke sjellë tension mes dy grave.

E dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe për të verifikuar dëmtimet e mundshme që ka pësuar gjatë incidentit.

65-vjeçarja, e cila dyshohet për këtë akt, është shoqëruar në komisariatin e Devollit. Burime të sigurta raportojnë se ajo ka probleme me shëndetin mendor dhe aktualisht po merret në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit