14-vjeçarja shqiptare bie nga tarraca e pallatit në Itali dhe humb jetën tragjikisht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.10.2024, 20:03

Një vajzë 14-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën mëngjesin e sotëm në rrugën "IV Novembre" në Piacenza, pasi ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati. Ajo gjeti vdekjen e menjëhershme dhe policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar asnjë pistë. Një mik dhe disa bashkëmoshatarë të saj janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Piacencës po përpiqet të sqarojë dinamikën dhe lëvizjet e të miturës para se të ndodhte tragjedia. 15-vjeçari, që ishte me të atë mëngjes, ka njoftuar fqinjët për ndihmë dhe aktualisht po merret në pyetje nga grupi hetimor. Pista e ngjarjes aksidentale mbetet ende e hapur, ndërsa hetuesit po përqendrohen në dëshmitë e të miturve që kanë qenë në kontakt me vajzën.

Fqinjët e kanë përshkruar si një tragjedi të rëndë, ndërsa shoqet e vajzës, pasi përfunduan shkollën, u mblodhën para banesës së saj dhe lëshuan tullumbace të bardha në shenjë homazhi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit