Ermal Kapllani, njeriu që ishte në krye të policëve që dhunonin hallexhinjtë, të moshuarit dhe u merrnin mallin nga trotuarët, nuk është më Drejtor i Policisë Bashkiake Tiranë.
Ai është shkarkuar nga kryetari i tij Erion Veliaj, i cili, në kohën kur iu kap 5D, e kishte si krenarinë e tij, që Kapllani nuk iu kap, por jo se ishte i papërlyer, por se ndoshta nuk i kishte ardhur koha akoma.
Me shkarkimin që i ka bërë sot, Erion Veliaj, ose e ka hedhur në rrugë të madhe Ermal Kapllanin, pasi ka informacione se shumë shpejt do jetë nën akuzë, ose e ka shpëtuar që të mos i fusë më duart në paratë e qytetarëve të Tiranës dhe të përfundojë në qeli me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton.
Megjithatë, nuk ju garantojmë dot se me ikjen e Kapllanit, të moshuarit dhe hallexhinjtë nuk do dhunohen. Një “kapllan” tjetër do mund ta bëjë këtë gjë.