Alban Mansaku, biri që tërhoqi zvarrë nënën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2024, 11:50

Alban Mansaku është i riu që akuzohet për abuzim të vazhdueshëm ndaj nënës së tij, Razie Mansaku. Episodi i dhunës ndaj nënës së tij u faktua mbrëmjen e djeshme në një video të publikuar nga JOQ Albania. Mansaku tërhoqi zvarrë të ëmën dhe përdori gjuhë banale ndaj saj.

Në video dëgjohet Alban Mansaku duke thënë: “Çohu moj gore mti se më rrujte krin,” ndërkohë që e merr zvarrë nga toka.

Banorët e zonës raportuan episodin e dhunës duke shprehur shqetësim për sigurinë e gruas së moshuar, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë.

Policia shkruan në njoftimin zyrtar se ka shoqëruar Mansakun për episodin e dhunës menjëherë pas publikimit të rastit nga JOQ.

NJOFTIMI

Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit