Erion Veliaj shkarkon 12 drejtorë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2024, 11:24

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka pushuar nga puna 12 drejtorë të institucioneve në varësi të bashkisë duke i zëvendësuara me të tjerë personazhe.

Mësohet se Veliaj ka zëvendësuar Ermal Kapllanin, drejtorin e Policisë Bashkiake Tiranë, Elton Kacidhjan drejtorin e UKT, drejtorin e godinave të Qytetit Studenti Bujar Brovina, drejtorin e Tirana Parking Flavio Barçin, drejtorin e Kopshtit Zoologjik, drejtorët e qendrave socialeve e muzeumeve etj.

Nuk dihet pse ky shkarkim i papritur i drejtorëve të institucioneve kryesore të bashkisë Tiranë nga Veliaj. Emrat e drejtuesve të rinj të institucioneve nuk janë bërë ende me dije.

Ky vendim i Veliajt vjen pas arrestimit pak javë më parë të 3 drejtorëve të insrititucioneve më të rëndësishme të Bashkisë Tiranë, për korrupsion dhe përvetësim të taksave të shqiptarëve me kompanitë e tyre.

Mësohet se ndryshimet në strukturat e institucioneve të bashkisë kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit