Deputeti i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se për një asociacion pa kompetenca ekzekutive do të flitet vetëm, atëhere kur Serbia do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe të barabartë në rajon.
Avdyli është shprehur se Qeveria e Kosovës ka pranuar themelimin e Asociacionit…
“Derisa Serbia të pajtohet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ta njohë Kosovën si shtet të barabartë në rajon ku Kosova do të anëtarësohet në strukturat euroatlantike, atëherë ne mund të bisedojmë për një asociacion pa kompetenca ekzekutive. Qeveria nuk ka pranuar që ta themelojë Asociacionin…, po këto janë vetëm flluskula të cilat po fluturojnë nëpër studio televizive dhe ndoshta në trurin e dikujt”, ka thënë Avdyli.
Theksojmë se dje në Bruksel u mbajt takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë, por pa ndonjë sukses.