Një vajzë 25-vjeçare ka përjetuar një përvojë të tmerrshme nëGreqi, ku është mbajtur peng dhe dhunuar nga një çift shqiptar në Heraklion.
Çifti, një burrë 42-vjeçar dhe një grua 30-vjeçare, fillimisht e sulmuan të renë në rrugë, duke e detyruar më pas të qëndrojë në shtëpinë e tyre, kundër vullnetit të saj.
Pas një hetimi të detajuar, autoritetet greke arritën të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuarit, të cilët tani përballen me akuza për trafikim njerëzish. Ata do të paraqiten në prokurori për të vijuar me procesin ligjor.