Anija me ngarkesë eksplozivësh për Izraelin ankorohet fshehtas në Porto Romano

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.10.2024, 09:38

Një anije e dyshuar me eksplozivë ushtarakë për në Izrael, e quajtur “Kathrin”, u ankorua në Porto Romano të Durrësit pas refuzimit për t'u pranuar në Namibi dhe Maltë, duke ngritur shqetësime për shkelje të konventave ndërkombëtare nga Shqipëria.

Anija, 130 metra e gjatë, mbart dhjetë konteinerë dhe u vëzhgua një ditë pas fikjes së radarëve. Amnesty International ka ngritur alarmin se ngarkesa e saj, e cila dyshohet se do të përdoret në konflikte ushtarake, mund të kontribuojë në krime lufte ndaj civilëve palestinezë.

Gjithashtu, Shqiperia riskon shkeljen e ligjeve ndërkombëtare, duke lejuar ankorimin e anijes sipas kërkesave të konventes së Gjenevës, sipas Patrick Wickenit nga Amnesty International. Konflikti aktual në Gaza tashmë është konsideruar si një nga më vdekjeprurësit në historinë e përplasjeve izraelito-palestineze, me mijëra viktima nga të dyja palët.

Qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë një përgjigje interesit të gazetarëve në lidhje me këtë situatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit