“Bankomatet e Raiffeisen na rruajtën nga lekët”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2024, 09:11

Një sërë denoncimesh nga klientët e Raiffeisen Bank kanë mbushur redaksinë e JOQ Albania. Ata shprehen se në mënyrë të përsëritur bankomatet e kësaj banke i marrin para dhe nuk ia quajnë të depozituara në llogari.

Denoncimet e qytetarëve përfshijnë ATM e Lek dhe Euro për të cilat ata shprehen se pasi të thithin kartmonedhat dalin jashtë funksionit ose në rastin më të keq, në pikat ku ofrohet ky shërbim depozitimi, ATM janë jashtë funksionit.

Klientët shpjegojnë se ky problem është i përsëritur pasi të tilla incidente kanë kohë që ndodhin e për më tepër kur përpiqen të telefonojnë numrat e shërbimit të klientit të Raiffeisen nuk përgjigjet askush.

“Me mori bankomati para per te disaten here, kete here cash. Dy here me para me mori euro. Kta duan 1 muaj te tpergjigjen per kte pune po deri atehere po sikur ky robi qe ka humb leket ti kete pas te fundit kush ia zgjidh hallin? Te shkoj te marr borxh se na rrujn leket bankomatet e raifeisen?”-denoncon qytetari.

Këto lloj problematikash kanë ngritur shqetësime të mëdha për shërbimin që ofrohet nga Raiffeisen, një bankë që pretendon ofrimin e shërbimit 24/7. Nuk dihet nëse banka do të adresojë publikisht këto akuza dhe nëse do të zgjidhë problemet e raportuara nga klientët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit