Një 36-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ishte duke prerë dru në mal në Malësinë e Madhe.
Viktima është identifikuar si shtetasi Mondi Makaj.
36-vjeçari dyshohet se është goditur nga gurë që bien nga mali dhe për pasojë ka humbur jetën duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në një terren të thyer malor në fshatin Ducaj, në Njësinë Administrative Shkrel.
Gjithashtu, raportohet se Makaj ndodhej me një tjetër person, i cili ka shpëtuar.