Personi që shihni në foto është Romeo, i riu nga Fieri, i cili ndërhyri i pari për të nxjerrë nga flakët dy të moshuarit.
Keta të fundit, burrë e grua, u mbyllën brenda në shtëpi nga djali i tyre, i cili më pas u vuri flakën.
Romeo tregon se e thirrën dhe ai shkoi menjëherë, ndërkohë që “zjarrfikësit qeshnin me mua”-tha ai.
“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “O Romeo ndihmë”. U futa midis zjarrit. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora. U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Nxora një herë babanë te ballkoni, poastaj e nxora zonjën megjithë shtetin. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua”-thotë për mediat Romeo.