Lirohet DJ Bahtjar Bajraktari, që ishte arrestuar me Noizyn për sherrin në Pejë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.10.2024, 16:11

Bahtjar Bajraktari është në liri pas më shumë se 3 muajsh. Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tri ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë.

DJ nga Prizreni fillimisht është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se brenda afatit ligjor është parashtruar kërkesa për paraqitje në stacion policor nga i pandehuri Bajraktari.

DJ akuzohej se së bashku me Noizyn rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit