Në ditët e fundit shteti ka marrë 74 milionë euro hua, të cilën e ka njoftuar Bursa e Maqedonisë për letra me vlerë afatgjatë.
Nga sot në bursë janë të listuara tre obligacione shtetërore me vlerë totale prej 73.8 milionë euro.
Obligacioni i parë kap vlerën 22.66 milionë euro, i emetuar më 19 tetor, me afat shlyerjeje 3-vjeçare (deri në vitin 2027) dhe normë interesi 3.95%. Obligacioni i dytë është 9.38 milionë euro, me afat shlyerjeje 15 vjet (deri në vitin 2039) dhe normë interesi 5.6%.
Obligacioni i tretë është më i larti, me një shumë prej 31.72 milionë euro, gjithashtu me afat deri në vitin 2039 dhe me interes 5.6%. Të gjitha obligacionet janë pa klauzolë valutore.