Komshi me Dhjusin tek Lion Park 2 në Laprakë, po ndërtohet Kolonada e Lir Shtufit.
Duke dhënë përshtypjen e komshinjve ziliqarë kush e ka më të lartë kullën, oligarku i kryeqytetit ashtu si fqinji, po pastron paratë e pisëta në një tjetër kullë, këtë herë me projekt të çuditshëm betonizimi trekëndor në Laprakën e piketuar nga oligarkët e Tiranës si zonë e paprekur.
Kolonada me sipërfaqe totale ndërtimi 30,858 m² ka hapur një gropë gjigande thithëse kantieri ndërtimi pak pasi kalon Zogun e Zi në drejtim të Laprakës.
Kulla me 16 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë cilësohet nga vetë kompania para-pastruese Nova Construction si një nga projektet më ambicioze të saj pasi do funksionojë si lavatriçe.
Ky oligark është ortak në disa biznese me kunatin Mark Lulin, biznesmen ndërtimi në Tiranë me të shkuar të errët në Itali, i lakuar për pastrim parash me kompanitë M. C. INERTE, Ferro Beton & Construction Co, ‘Luli shpk’, “Dushku S. A”, M.C INERTE LUMZI, M.C. ENERGJI GOJAN, ‘Nova Construction 2012” etj.
Ndërtues me bekimin e Edi Ramës është Lir Shtufi, është gjithashtu personazhi famëkeq i kullës së koalicionit të gjerë PS-PD “The Mountain” më e larta në Shqipëri.
Ky personazh me lidhje me Shkëlzen Berishën, shërben si urë lidhëse e parave publike të tenderave e koncesioneve që qeveria ndan me kolegët blu. Shtufi pastron paratë e politikanëve hajdutë të qeverisë e opozitës e jo vetëm, me kullat e tij që i ka ndërtuar pa kriter në çdo cep të kryeqytetit.
Shtufi ka përfituar miliarda lekë nga tenderat publikë e për shumë kohë ka lëvizur “underground” në spektrin e oligarkëve në vend. Biznesmeni është padyshim një “target” për t’u hetuar për ligjshmërinë e pasurisë së tij që justifikohet nën betonin e kullave të Tiranës.