Berisha përshëndet Metën dhe Salianjin nga ballkoni

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.10.2024, 10:36

Sali Berisha reagoi dje pas vendimit të GJKKO-së, e cila vendosi që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të mbetet në qeli.

Berisha e dënoi vendimin, duke e cilësuar një akt dhune dhe terrori ndaj opozitës në Shqipëri, me synimin për ta lënë vendin pa një opozitë të vërtetë.

Ai përshëndeti deputetin Ervin Salianji dhe Ilir Metën, duke i quajtur ata të burgosur nga diktatura, dhe krahasoi situatën politike në Shqipëri me vende të tjera autokratike.

“Një përshëndetje të përzemërt sot për të gjithë oratorët e kësaj platforme, tribune, të fjalës së lirë që përcjellim çdo natë, të vërtetat e këtij regjimi antishqiptar. Përshëndes deputetin Ervin Salianji, në qelitë e burgjeve të diktaturës, aty ku është. Përshëndes kryetarin e PL-së, Ilir Meta në qelitë e burgjeve të diktaturës”,-tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit