Molliqaj: Kurti do sfidohet ose rrëzohet një ditë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.10.2024, 08:45

Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet ose rrëzohet vetëm nga vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Besoj që Kurti ka me u sfidu, ka me u rrëzu një ditë kurdo që vendosin qytetarët e Kosovës, vetëm kur subjektet që janë sot kanë me kuptu edhe pse ka fitu Kurti, edhe pse Kurti po e mban pushtetin, por mbi të gjitha çfarë lloj pushteti. Nuk pres ndryshime të mëdha elektorale, por pas zgjedhjeve me pas reflektim në kampin opozitar. Opozita nuk e ka kuptuar fare se çka ka ndodhur në Kosovë. Opozita ka qenë here vetshantazhune, here e frikësuar, here naïve”, tha Molliqaj.

Më tutje Molliqaj ka thënë se Partia SocialDemokrate nuk do të jetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen me 9 shkurt 2025 me arsyetimin se janë “të vetëdijshëm për mos ekzistencën” e një mbështetje të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit si një parti politike e vetme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit