Turistët francezë të shokuar nga mbeturinat pranë shkollës në Shijak: Tmerr i vërtetë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.10.2024, 23:30

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë shqetësuese në Shijak, pranë kryqëzimit të Fllakës, ku mbeturinat janë bërë një problem i përditshëm.

Ai ka dërguar një video ku tregon këtë situatë alarmante dhe ndotjen masive, duke përfshirë edhe një bisedë me dy turistë francezë që po kalonin aty me biçikletë, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre.

Sipas qytetarit, ai ka kaluar në këtë zonë për rreth një muaj rresht dhe çdo herë situata duket se po përkeqësohet.

“Çdo ditë shoh turistë që kalojnë aty me maska në fytyrë për shkak të mbeturinave. Sot pyeta dy turistë franceze se çfarë mendonin për këtë situatë dhe ato e cilësuan si një ‘tmerr të vërtetë’. Madje, u shprehën se kjo gjendje është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët, pasi vetëm 100 metra larg ndodhet një shkollë”, tha denoncuesi për JOQ Albania.

Turistët theksuan se, pavarësisht peizazheve të bukura të Shqipërisë, është e pabesueshme se si para shtëpive dhe pranë shkollave grumbullohen këto mbeturina. Njëri prej tyre tha: “Kjo është një zonë ku kalojnë fëmijët dhe një rrugë për biçikleta. Është e trishtueshme që pasuria natyrore e vendit tuaj po shkatërrohet nga ndotja.”

Qytetari e përfundon mesazhin e tij me një thirrje për institucionet: “Le ta shohin qeveritarët këtë ndotje dhe të kuptojnë me çfarë shije ikin turistët nga vendi ynë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit