Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen "15 Tetori" në Fier mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të një pallati 4-katësh, duke alarmuar banorët e zonës.
Dy mjete zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar.
Në momentin e shpërthimit të flakëve, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët u shpëtuan në kohë me ndihmën e fqinjëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.