Rama-sipërmarrësve të rinj: Po vidhni pensionistët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.10.2024, 21:14

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka sulmuar sipërmarrësit e vegjël të cilët përpiqen t’u shmangen taksave. Ndërkohë që oligarkët bëjnë evazion miliona lekësh, Rama u kap me biznesmenët e vegjël duke quuajtur hajdutë.

Ai u kërkoi të paguanin taksa për biznesin duke mos bërë evazion e duke paguar sigurimet shoqërore.

“Na mungon kontributi i sipërmarrjes për buxhetin që shkon për pensionet. Si do t’i bashkojmë ne këto dy gjëra? Edhe i kemi dhënë lehtësira sipërmarrjes, edhe sipërmarrja vjedh pensionistët. Më falni, sepse fjala është shumë e rëndë, por nuk e di çfarë emri t’i vë tjetër. Është grabitje sepse sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë, edhe përpara taksave,” shtoi ai.

Rama tha se taksat shkojnë për fëmijët, për të ardhmen, për shkolla, spitale dhe infrastrukturë dhe sigurimet shoqërore janë për të moshuarit, e në këtë formë sipërmarrësit e rinj po vjedhin pensionistët.

Duke lënë të nënkuptohej se Buxheti i Shtetit s’ka para për t’i ngritur pensionet të moshuarve, e këtu marrim parasysh se herën e fundit qeveria ia rriti vetëm 5 mijë lekë të vjetra dhe e trumpetoi me të madhe, ndërkohë që miliardat e tenderave hidhen “vuu” në xhepat e oligarkëve që bëjnë evazion e punojnë me dy bordero.

“Nëse duam të shtojmë pensionet, edhe nëse i shtojmë në mënyrë të njëanshme, nuk i shtojmë dot sa duhet nëse nuk futet në lojë pala tjetër, që janë sipërmarrësit. Kur të shkoni te dera e botës tjetër, ku nuk ka karta krediti dhe nuk funksionon leku në dorë, do të dalë Shën Pjetri dhe kur t’i thoni se çfarë keni bërë. Qoftë edhe për këtë moment, ato që u takojnë pensionistëve nuk duhet të diskutohen. I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk i paguajnë sigurimet shoqërore ashtu siç duhet”, u shpreh Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit