Thumanë/ Miliarda të dhëna për rindërtimin, por mbeturinat pushtojnë vendin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.10.2024, 18:46

Një qytetar i revoltuar i ka shkruar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e mjeruar në Thumanë, duke vënë në dukje se, pavarësisht fondeve të mëdha të dedikuara për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, mbeturinat kanë pushtuar zonën. "Gjithë ato fonde ndërtimi dhe nuk dolën lek për kosha," shkruan qytetari, duke shprehur zhgënjimin me situatën aktuale.

Në këtë zonë ndodhen edhe pesë shtëpi të ndërtuara me paratë e mbledhura nga shqiptarët me zemër të madhe, që kontribuan për të ndihmuar banorët e Thumanës të prekur rëndë nga fatkeqësia. Donacionet e mbledhura nga JOQ Albania iu besuan fondacionit "Firdeus", i cili realizoi ndërtimin e pesë banesave private për të pastrehët. Ndërkohë që këto iniciativa kanë sjellë një ndihmë të vyer për disa familje, mungesa e kujdesit për higjienën dhe infrastrukturën në përgjithësi mbetet një problem i madh për komunitetin lokal.

Banorët kërkojnë që autoritetet të marrin masa të menjëhershme për të përmirësuar kushtet dhe për të siguruar një menaxhim më të mirë të mbetjeve urbane në këtë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit