Çfarë i ndodh trurit kur hiqni dorë nga pornografia?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.10.2024, 19:05

Me afrimin e “No Nut November” (NNN), një sfidë që synon mos kryerjen e aktivitetit seksual dhe masturbimit gjatë gjithë nëntorit, debati për ndikimin e pornografisë në shëndetin seksual është bërë më i gjallë.

Ndonëse kjo nismë nisi si një shaka në internet, disa mbështetës pretendojnë se ndalimi nga kënaqësitë e zakonshme mund të përmirësojë mirëqenien fizike dhe mendore. Neuro-shkencëtari Andrew Huberman ka diskutuar efektet e pornografisë në trurin tonë dhe se si ajo mund të ndikojë në marrëdhëniet reale.

Sipas Huberman, truri është një "makinë për parashikimin e të nxënit", që formohet nga stimujt që përjeton. Nëse dikush eksitohet kryesisht duke parë pornografi, ai rrezikon të mos ndihet po aq i tërhequr gjatë marrëdhënieve me një partner real. Kjo sepse truri mëson të lidhë eksitimin me vëzhgimin e të tjerëve duke kryer marrëdhënie seksuale, gjë që mund të çojë në zhvillimin e tendencave voajeriste ose vështirësi në intimitetin fizik.

Koncepti i Huberman përforcohet nga "Tri Ligjet e Pornodinamikës" të Mary Harrington, njëra prej të cilave sugjeron se përmbajtja pornografike që përdoret për masturbim bëhet gjithnjë e më intensive me kalimin e kohës. Edhe mjeku Dr. Donald Grant thekson se, ndonëse nuk ka rregulla të sakta për masturbimin, konsumimi i tepruar i pornografisë mund të dëmtojë shëndetin seksual dhe marrëdhëniet intime.

Si përfundim, ndalimi i konsumit të pornografisë mund të ndihmojë në riformimin e reagimeve të trurit dhe të përmirësojë cilësinë e jetës seksuale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit