Komandant ‘Leka’ dëshmon në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.10.2024, 14:20

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Ibishi, i njohur me nofkën e luftës komandant “Leka”, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale.

Ai do të dëshmojë në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Kjo është hera e parë që Ibishi po shfaqet si dëshmitar në Dhomat e Specializuara, meqë më herët ai kishte dhënë dëshmi në rastin e Sali Mustafës, të njohur me nofkën ‘Cali’.

Sot ka përmbyllur dëshminë Fadil Geci, pas përfundimit të pyetjes së panelit të gjyqtarëve për të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit