Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë: Po zgjedhim mes ushqimit dhe ilaçve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.10.2024, 11:22

Pensionistët e Tiranës, por jo vetëm, kanë protestuar këtë të mërkurë përpara Kryeministrisë për tē kërkuar rritje të pensioneve.

Të moshuarit kanë deklaruar se përballimi i kostove minimale të jetesës është bërë i pamundur me pensionet aktuale që nuk përputhen fare me rritjen e çmimeve aktuale dhe krizën ekonomike.

“Nuk arrijmë dot të blejmë ilaçet. Kam 5 vjet që nuk kurohem pasi nuk arrij dot t’i paguaj ilaçet. Shyqyr që na ka fal Zoti fëmijë se ne jemi të mbaruar. 4 mijë lekë rritje çfarë është, nuk blen dot as çerek kilogramë djath. Ne kemi nevojë për shërbimin shëndetësor dhe ushqim i cili nuk përballohet. Janë shumë të larta ushqimet, më të shtrenjta këtu se në Itali”, tha një pesnioniste.

Ata thanë se shpenzimet për ushqime, ilaçe e fatura janë rritur ndjeshëm dhe kjo i thellon gjithnjë e më tepër problemet e tyre ekonomike.

“Pensioni që marrim nuk na mbulon as nevojat më themelore. Jemi të detyruar të zgjedhim mes ushqimit dhe ilaçeve”.

Pensionistët kërkojnë që qeveria të përfshijë rritjen e pensioneve në buxhetin e ardhshëm, duke i përshtatur ato me rritjen e kostove të jetesës dhe inflacionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit