Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.10.2024, 22:53
Një nënë e shqetësuar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen kushtet e mjerueshme higjieno-sanitare në repartin e Urgjencës së Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Ajo shpreh indinjatën e saj të thellë për gjendjen në të cilën ndodhet ky repart, ndërsa thekson se fëmija e saj është alergjik dhe shëndeti i tij mund të përkeqësohet nga myku që ka 'pushtuar' në muret dhe tavanin e dhomës së pediatrisë.
Denoncimi i plotë i qytetares:
Pershendetje JOQ nga spitali i pediatrisë në Tiranë. Edhe në burg janë më të mira kushtet. Tmerr, mjerë ne! Kjo video është filmuar para 5 ditësh në Qendrën Spitalore 'Nënë Tereza', në repartin e Urgjencës së Pediatrisë, sepse dhomat e shtrimit ishin plot me fëmijë. Shërbimi zero dhe kushtet të mjerueshme. Ndërkohë që burgjet janë luksoze, fëmijët vuajnë. Turp! Çojmë fëmijët për t’i kuruar për diçka dhe infektohen nga varicela. Ku të ankohesh? Kush të dëgjon?"
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.