Një denoncim i fundit i ardhur në redaksinë e JOQ Albania ka nxjerrë në dritë një tjetër rast vjedhjeje në transportin publik. Një vajzë ka treguar se u bë viktimë e një hajduti në autobusin e TEG-ut, pranë stacionit të bankës në qendër të Tiranës.
Sipas dëshmitares, hajduti përdori një skemë të njohur duke bërë sikur e shtyu teksa ajo po hynte në autobus. Ndërsa ishte e hutuar nga veprimi, ai arriti t’i vidhte portofolin që përmbante 400 euro dhe dokumenta personale. Menjëherë pasi realizoi vjedhjen, hajduti doli nga autobusi.
Fatmirësisht, një vajzë që ndodhej pas saj e pa skemën dhe arriti t’i bëjë disa foto hajdutit. Pasi vajza e vuri re që nuk e kishte më portofolin në çantë, zbriti nga autobusi dhe shkoi direkt në Komisariatin nr. 3 për të bërë denoncim.
Policia i komunikoi se një qytetar kishte gjetur dhe dorëzuar portofolin e saj, por pa paratë brenda. Dokumentat u gjetën, por ky incident është vetëm një nga disa raste ku i njëjti person mendohet se është i përfshirë në vjedhje të tilla. Hajduti dyshohet se, pasi merr paratë, flak portofolat në rrugë.
Qytetarja shpreson që policia të marrë masa dhe të arrestojë autorin e kësaj vjedhjeje që ka shqetësuar shumë njerëz në zonë.
Në vijim do të gjeni mesazhin e plotë të mbërritur në redaksi: