Vodhi stoli ari dhe para, kërkohet një person në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.10.2024, 20:11

Policia e Ferizajt ka lëshuar një njoftim për publikun duke kërkuar bashkëpunim për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore, është publikuar fotografia e të dyshuarit, dhe qytetarët inkurajohen të japin informacione në lidhje me vendndodhjen e tij.

Ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 6 prill 2024, rreth orës 16:00, në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj.

Sipas hetimeve, i dyshuari ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi private, duke marrë stoli ari, një orë dore dhe një shumë të caktuar parash.

Policia thekson se deri më tani i dyshuari nuk është identifikuar dhe kërkon që kushdo që ka informacion, të kontaktojë me stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Gjithashtu, informacionet mund të jepen në numrat e telefonit 192, 0290/326-250, dhe 0290/322-406.

Policia siguron se të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit