“Inspektori i Veliajt fik dritat e fushës dhe nuk lejon fëmijët të luajnë“

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.10.2024, 19:37

Një denoncim i ardhur në redaksinë e JOQ Albania ka ngjallur shqetësim mbi kushtet në të cilat fëmijët e një ekipi futbolli janë të detyruar të stërviten në shkollën "Vasil Shanto". Sipas mesazhit të qytetarit, inspektori i bashkisë nuk po lejon fëmijët, të cilët janë pjesë e një skuadre të federuar dhe veprojnë sipas rregullave, të përdorin fushën e futbollit.

Gjendja aktuale është e tensionuar, pasi administratori i fushës, i cili është përgjegjës nga bashkia, ka vendosur të ndërpresë energjinë elektrike në fushë, duke pamundësuar stërvitjen e fëmijëve. Sipas denoncimit, prindërit janë të revoltuar dhe e konsiderojnë këtë situatë të papranueshme, duke theksuar se po cënohen të drejtat e fëmijëve për aktivitete sportive.

Nëse një zgjidhje nuk gjendet së shpejti, situata pritet të përshkallëzohet, pasi prindërit janë të vendosur të mbrojnë të drejtat e fëmijëve të tyre. Bashkia ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Në vijim do të gjeni mesazhin e plotë:

Pershendetje Joq. Ka femije te cilet ispektori i bashkise nuk i lejon te sterviten tek fusha e futbollit tek Shkolla Vasil Shanto. Jane me skuadër te federuar dhe konform rregullave. Mendojeni sikur ju te jeni prindi i ketij femije. Aktualisht kjo eshte situata. Femijet nuk mund te luajne sepse administratori i fushes qe varet nga bashkia i ka hequr dritat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit