Janë zbardhur detaje lidhur me vjedhjen e taksisë në Vorë.
Autori me inicialet A.R., 27 vjeç, është nga Ohio dhe banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu, mësohet se ai është ish-ushtarak.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Vorë, kur A. R. vodhi taksinë pasi shoferi zbriti për të marrë bagazhet. Më pas shkoi në një karburant, nga ku iku pa paguar për karburantin.
27-vjeçari është vënë në pranga dhe do të përballet me akuzën për vjedhje.