Sipas detajeve në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, deputetja Monika Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në një dyqan në San Marino.
Sipas dosjes së SPAK-ut, më 24 shtator 2014, Monika Kryemadhi i shkroi Adrian Shatkut në "WhatsApp" se ndodhej në San Marino dhe se po planifikonte të udhëtonte në Lanserhof në nëntor dhe se vajza e saj, Bora, do të ndiqte universitetin në Angli dhe jo në SHBA.
Më 25 shtator, ndërsa ishte ende në San Marino, Kryemadhi tentoi të bëjë blerje në “Ferreti Boutique,” por karta e saj American Express u refuzua, për çka ajo informoi Shatkun përmes "WhatsApp"-it.
Nga bisedat mes Monika Kryemadhit dhe Adrian Shatkut del se pagesa prej 12,000 euro u krye me sukses më 25 shtator 2014, dhe Adriani kërkoi që karta e kreditit të mbetej e hapur. Ai gjithashtu kërkoi ndihmë nga Monika për të siguruar akses nga Edmond Haxhinasto.
“Mondi duhet të jape akses siç esht ATU e Bashkimit nuk mund te vazhdoje me në kete mënyre ështe paralizuar tregu dhe pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin …. Per paisjet e sigurise duet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe instalojmë”
Me shkresën Nr. 1205/2 Prot. date 09 Korrik 2024, Autoritet Gjyqësore te San Marinos, ne pergjigje te leterporosise se ekzekutuar, kane percjelle ekstrakt te llogarive bankare te kompanise Maçapani, me numer regjistri 3513, COE 19622, ne Banca Agricola Commerciale. Ne ekstraktin e llogarise rrjedhese nr. 06/01/62737 ne monedhen Euro te kompanise Maça-Pani S.R.L, me te dhenat per periudhën 24 -30 Shtator 2014, evidentohet se ne datën 26 Shtator 2014, eshte kredituar shuma 12.000 Euro. Pershkrimi i pageses eshte “Arketim me POS, date 25.09.2014. Ne llogari nuk rezulton asnje pagese tjeter e kryer ne datën 25 Shtator 2014. Vliera ne fjale, e kredituar ne favor te llogarise se ketij dyqani/butiku, perputhet me bisedat e zhvilluara ne te njejten kohe ne rrjetin social Whatsapp midis personit nen hetim Monika Kryemadhi dhe shtetasit Adrian Shatku.
“I thua dot Mondit te takohem me të, të enjten ne darke ose të premten nga ora 10 e mëngjesit? I çova dhe mesazh”. Monika Kryemadhi i pergjigjet: “Patjeter por ka për ta thirr sot ky i imi. Po ajo rregullorja çfarë problemi kishte? Se më çmendën se më than” qe i prish punë Adrianit”, shkroi Shatku Monika Kryemadhit më 29 shtator 2014.