“Përshëndetje JOQ, thirrje djalit se na ka marrë skafin!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.10.2024, 14:33

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Porto Palermo, Himarë, ku pronari i një skafi është i ftuar të kryejë ndërrimin e dy skafeve pasi gabimisht ka marrë të dikujt tjetër dhe të vetin e ka lënë të ankoruar.

Një kërkesë për ndihmë sinjalizimi ka mbërritur në redaksinë e JOQ, pasi pronari i një skafi e la mjetin e tij ujor më datë 5 Shtator dhe u kthye duke marrë gabimisht një skaf të dikujt tjetër.

”Pershendetje JOQ, si jeni? Kerkohet pronari i nje skafi ne Porto Palermo, Himare. E ka lene varken e vet ne 5 shtator dhe ka mar varken e nje personi tjeter gabimisht!”

Për shkak të kësaj ngjarjeje, pronarët e skafeve të tjerë janë të alarmuar dhe kërkojnë pronarin e skafit origjinal për të zgjidhur situatën.

Dëshmitarët e ngjarjes bëjnë thirrje që çdo kush që ka informacion të ndihmojë në gjetjen e pronarit të skafit për të shmangur keqkuptimet dhe për të rikthyer skafin e marrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit