Një qytetar ka denoncuar situatën alarmante në plazhin natyral tek Kodra e Marines në Sarandë, ku maunet po mbushin bregun me inerte. Sipas denoncimit, këto veprime po dëmtojnë rëndë ekosistemin lokal dhe bukurinë natyrore të zonës.
“Po shohim me shqetësim se plazhi ynë i vetëm natyral po ndotet çdo ditë e më shumë. Kjo situatë është e papranueshme,”-shprehet denoncuesi.
Qytetari kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të ndaluar këtë aktivitet të paligjshëm dhe për të mbrojtur ambientin. Ai apelon që të merren masa të menjëhershme për të ruajtur plazhin dhe për të siguruar që këto veprime të dëmshme të ndalen.
Ky denoncim vjen në një kohë kur ndotja e mjedisit po bëhet një shqetësim i madh në Shqipëri, veçanërisht në zonat turistike si Saranda. Autoritetet e kanë për detyrë të reagojnë dhe të mbrojnë pasuritë natyrore të vendit.