Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.
Referuar mediave, kryebashkiaku ka qenë i thirrur në SPAK në lidhje me kallëzimet që janë bërë ndaj tij, dy të tilla si dhe për çështjet që ka dijeni e informacion.
Për të zbuluar më shumë rreth kësaj vizite në SPAK, një qytetar ka pyetur Malajn në rrjetet sociale.
Qytetari e ka pyetur Malajn se si e mbyllë çështjen në SPAK, duke e cilësuar hajdut, por kryebashkiakut nuk i ka pëlqyer kjo përgjigje dhe e ka quajtur qytetarin budalla.
Madje kryebashkiaku socialist ka shkuar deri atje sa i ka thënë qytetarit se të gjitha këto komente, do ia thotë në sy shumë shpejt.
Qytetari: Ti na trego o hajdut si do ta mbyllesh ceshtjen me spak dumanin sa milion euro i dhe o kriminel
Agron Malaj, kryetari bashkisë: E kuptoj qe je i shqetesuar per mua po pa merak Bujar budallai se keto qe mi shkruan ketu do mi thuash ne sy.