Ditën e djeshme, një makinë e Kryeministrisë ka bllokuar hyrjen e kopshtit nr. 31 në Tiranë.
Prindërit që po dërgonin fëmijët në kopësht e patën të pamundur të futen brenda dhe drejtoria e kopshtit u detyrua të hapte një derë tjetër për të lejuar aksesin.
Prindërit kanë treguar për JOQ ALBANIA se e njoftuan policinë disa herë për situatën dhe makinën e Drejtorisë së Shërbimeve, por nuk pati reagim për shkak të pranisë së automjeteve zyrtare.
Ngjarja ka nxitur kritika nga prindërit, të cilët kërkojnë më shumë respekt për nevojat e tyre dhe një qasje më të përgjegjshme nga autoritetet.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ. Uroj të jeni mirë. Ju lutem mund të postoni këto foto. Makina e Kryeministrisë, Drejtoria e Shërbimeve ka bllokuar sot në mëngjes Hyrjen e kopshtit nr. 31 në Tiranë. Prindërit me fëmijët dhe ata me karroca e kishin të pamundur të futeshin në kopësht. Drejtoria e kopshtit u detyrua të hapte një derë tjetër. Shqipëria përpara e KM Rama ecën duke ndryshuar mentalitetin e stafit të tij pastaj të shqiptarëve. Falëminderit! U njoftua policia disa herë dhe nuk vihej në lëvizje për shkak të makinës së Kryeministrisë.