Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në fshatin Plug të Lushnjes.
Një makinë që po lëvizte me shpejtësi, mbi 100 km/h sipas dëshmitarëve, ka hyrë brenda lokalit të një qytetari duke shkatërruar gjithçka.
Për fat të mirë aksidenti ka ndodhur natën dhe dëmet janë vetëm materiale.
Nga shpejtësia tej normave, makina që ka shkaktuar aksidentin ka përplasur dhe marrë para edhe makinën e pronarit të lokalit, i cili ndihet i tmerruar nga ky aksident që mund tê kishte pasoja fatale.