Kontejnerët me ‘mbetje të rrezikshme’ mbërrijnë të dielën në Durrës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.10.2024, 08:58

Organizata mjedisore "Basel Action Network" (BAN) ka bërë thirrje për transparencë në procesin e hapjes dhe testimit të qindra tonëve mbetje që pritet të rikthehen në portin e Durrësit me anijen turke “BURAK BAYRAKTAR.” 102 kontejnerë të dyshuar me mbetje të rrezikshme janë planifikuar të mbërrijnë më 27 tetor.

Drejtuesi i BAN, Keri Puckett, në një letër drejtuar Ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro Furxhi, thekson rëndësinë e një procesi të saktë dhe transparent për testimin e këtyre kontejnerëve, duke kërkuar që organizata të jetë prezente gjatë hapjes dhe të marrë mostra për teste të pavarura. Ai shprehu shqetësim për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në portin e Durrësit dhe kërkoi që çdo proces të jetë i dukshëm për publikun.

Nëse ndonjë nga mostrat rezulton si mbetje e rrezikshme, ato duhet të menaxhohen sipas standardeve, ndërsa në rast të sigurisë, duhet të depozitohen në landfille të përshtatshme. Puckett nënvizoi se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë për të treguar angazhimin për transparencë dhe siguri mjedisore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit