Rritet numri i pacientëve me noduse në tiroide, mjekësia shqiptare pa zgjidhje të reja

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.10.2024, 08:39

Në Shqipëri, po vihet re një rritje alarmante e pacientëve që vuajnë nga noduset në tiroidë, veçanërisht mes moshave të reja. Sipas raportimeve nga mjekët e familjes, një numër gjithnjë e më i madh i individëve po përjetojnë probleme me keqfunksionimin e tiroides. Ndonëse këto noduse shpesh janë jo problematike dhe kërkojnë vetëm monitorim të rregullt, është e shqetësueshme se mjekësia shqiptare nuk ofron trajtime moderne si Radiofrequency ablation (RFA), që përdoret për shkrirjen e noduseve.

Aktualisht, RFA ofrohet vetëm në rajon, në qytete si Shkup dhe Athinë, duke lënë shumë shqiptarë pa akses në këtë procedurë inovative. Deri tani, mjekët endokrinologë në Shqipëri kanë theksuar se mungesa e jodit, të cilin e gjejmë në produktet e peshkut dhe frutat e thata, është një nga faktorët kryesorë që ndihmojnë në formimin e këtyre noduseve. Për më tepër, për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të tiroideve, dieta e shëndetshme është e domosdoshme, megjithatë, këto produkte kushtojnë—për shembull, 1 kg arra braziliane të pasura me selenium shitet në tregun shqiptar për 2000 lekë, duke e bërë kështu të vështirë për shumë individë të kenë një ushqyerje të ekuilibruar. Sipas endokrinologëve shqiptarë, 8 nga 10 shqiptarë janë të prirur të kenë probleme me tiroiden në një të ardhme të afërt.

Megjithatë, çfarë shqetëson më shumë është reagimi i ministrisë së Shëndetësisë, e cila duket se nuk po bën mjaftueshëm për të përmirësuar situatën. Pavarësisht prokurimeve të mëdha për tendera shëndetësor, këtu ka mungesa të mëdha si jodi radioaktiv për shintigrafi, një situatë që vazhdon tashmë për 8 muaj. Këto vështirësi krijojnë një imazh të dhimbshëm të sistemit shëndetësor, duke përfshirë kritika për QSUT, e cila po shkarkon përgjegjësitët e saj në marrëveshje të diskutueshme.

Mjekët po vazhdojnë të trajtojnë pacientët duke u bazuar në metoda të vjetra, pa ofruar zgjidhje të reja efektive. Në këtë kontekst, apelimi ndaj autoriteteve të shëndetësisë për një reformë urgjente dhe një përmirësim të çështjeve financiare do të ishte një hap i nevojshëm drejt garantimit të shërbimeve më të mira dhe më cilësore për qytetarët shqiptarë.

Për të ndihmuar qytetarët dhe për të siguruar që ata të kenë akses në trajtime të përparuara, është e domosdoshme që autoritetet të reagojnë me shpejtësi dhe seriozitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit