Ekspertët: Kjo është shenja kryesore që tregon fundin e një lidhjeje

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.10.2024, 23:49

Edhe lidhjet më të lumtura kanë ulje-ngritjet e tyre. Shpeshherë zënkat apo periudhat e ftohta janë normale dhe të natyrshme. Por kur mund të konsiderohet një lidhje e destinuar për të dështuar?

Sipas ekspertëve, ka një shenjë të qartë që paralajmëron fundin e shumicës së marrëdhënieve: përçmimi. Një përdorues i Reddit ndau një histori ku një këshilltare e martesave me përvojë mbi 20-vjeçare i kishte treguar se përçmimi ndaj ndjenjave të partnerit ishte shenja kryesore që lidhja nuk do të zgjaste.

Por çfarë është përçmimi? Sipas këshilltares së martesave, Kristen Mark, përçmimi përfshin "talljen e partnerit, bisedën me ton përbuzës apo përdorimin e sarkazmës me qëllim për ta lënduar".

Përveç përçmimit, përdorues të tjerë të Reddit shprehën mendimet e tyre mbi shenjat e fundin të një marrëdhënieje, si humbja e interesit për të luftuar për lidhjen, apo kur dikush fantazon për të qenë sërish single.

Sipas terapistit Jeff Guenther, neglizhimi i gjesteve të vogla si flirtimi apo komplimentet, grindjet e përsëritura, dhe zhvillimi i ndjenjave për dikë tjetër janë tregues të qartë që lidhja po shkon drejt fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit