Një tender i dyshimtë ka ngjallur reagime në qytetin e Patosit. Bashkia Patos, me kryetar Fation Duro, ka shpallur fituesin e një tenderi me objekt "Ndërtim muri mbajtës me struktura metalike për përforcim bazamenti dhe rikonstruksion të rrugës së dëmtuar nga rrëshqitja e dherave." Fituesi i shpallur është kompania ED KONSTRUKSION, e zotëruar nga Alfred Ibrahimi, Ramadan Ibrahimi, Jorgjie Ibrahimi dhe Eduart Ibrahimi.
Sipas dokumenteve zyrtare, vlera e shpallur fituese është 31,454,580 lekë të reja pa TVSH (ose gati 380 milionë lekë të vjetra me TVSH), ndërsa fondi limit i parashikuar për këtë tender ishte 33,108,804 lekë të reja, që përkon me rreth 397 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pra, vlera fituese përfaqëson rreth 95% të fondit limit.
Dyshime për transparencën e tenderit
Ndërsa procedura ishte e hapur, pjesëmarrja e vetëm katër firmave dhe fakti se fituesi ka ofruar vlerën më të lartë, ka ngjallur shqetësime për mungesën e konkurrencës reale. Sipas dokumentave të tenderit, tre firmat e tjera kanë ofruar vlera më konkurruese, por për arsye të pashpjegueshme nuk janë marrë në konsideratë.
Kjo situatë ka ngritur dyshime se tenderi mund të jetë manipuluar në favor të firmës fituese. Nuk do qe aspak çudi që një pjesë e konsiderueshme e fondeve mund të ketë përfunduar në xhepat e kryetarit të bashkisë, Fation Duro. Ju si mendoni?
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.