Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar aksidentin, i cili tha se janë përfshirë të paktën tri automjete.
Sipas Hoxhës, aksidenti ka ndodhur më 21 tetor 2024, rreth orës 18:40, në segmentin Prizren Veri-Prizren Jug të autostradës, në kilometrin e 13-të.
Në përplasjen fatale janë përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.
Njësitet relevante dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur shkaktarët e këtij aksidenti tragjik.
Policia nuk ka dhënë ende informacione për numrin e viktimave, ndërsa mediat do të informohen me kohë për detaje të tjera.