SPAK ka dalë së fundmi me një deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin e Ilir Metës dhe për masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj Monika Kryemadhit.
Akuzat ndaj çiftit janë bashkuar në një dosje të vetme dhe thuhet se Ilir Meta, kur ka qenë ministër ka ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje.
Gjithashtu, Likja dhe Mona, sipas SPAK kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Monika me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndër të tjera shtohet se Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro.