Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një qytetar i huaj ka vjedhur taksinë, pasi shoferi zbriti për të marrë bagazhet.
Bëhet fjalë për qytetarin me iniciale A.R., i cili vodhi taksinë tip “Hyundai” dhe u nis drejt Elbasanit, ku edhe u lokalizua dhe u vu në pranga nga policia.
Hetimet zbuluan se ky shtetas ishte shpallur në kërkim që më 20 tetor 2024, pasi akuzohet për vjedhjen e një makine tjetër në një servis në zonën Vorë-Marikaj.
Ndërkohë grupi hetimor po vazhdon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjeve, ndërsa materialet proceduriale u dërguan në Prokurori.